Reagon Zaev: Morëm masa të jashtëzakonshme, u sigurua arresti shtëpiak për Mijallkovin

Pas paraqitjes së Mijallkovit në Prokurorinë për Kr*im të Organizuar ka reaguar kryeministri Zoran Zaev. Ai ka thënë se ky është një sukses i dukshëm që erdhi si rezultat i angazhimit të dukshëm të institucioneve shtetërore.

“Arr*esti shtëpiak i Mijallkovit u sigurua! Institucionet morën të gjitha masat e rregullta dhe të jashtëzakonshme në lidhje me arr*atisjen e Sasho Mijalkov. Koordinimi midis të gjitha institucioneve me të gjitha aktivitetet e ndërmarra në 40 orët e fundit ka dhënë rezultate. Drejtësia është e garantuar dhe kjo do të ndodhë vazhdimisht”, ka shkruar Zaev, në profilin e tij në Facebook.