Reagon Vucic pas letrës së Biden për njohjen e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vucic ka folur për letrën që ia ka dërguar presidenti i SHBA’së, Joe Biden, ku i ka kërkuar që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Vucic ka thënë se tashmë e ka shprehur atë që mendon rreth njohjes reciproke.

“Kam marrë urimet e Presidentit Biden, faleminderit për urimet. Për sa i përket njohjes reciproke, ajo nuk thuhet në asnjë akt të organizatave botërore, as në BE, as në ndonjë rezolutë. Ka pasur përpjekje për ta imponuar atë term si diçka që duhet ta kishim pranuar, si një zgjidhje përfundimtare, dhe unë tashmë u kam thënë në fytyrë se çfarë mendoj për njohjen reciproke”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur letrës së Joe Biden.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një letër urimi protokollare, i ka kërkuar Vuçiqit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën.