Reagon VMRO ndaj qëndrimeve të Talat Xhaferit: “Do të mbahet mend si kryetar që ka bërë shkeljet më brutale”

Xhaferi do të mbahet mend si despoti nga Forina si kryetar i Kuvendit që deri më tani i ka bërë shkeljet më brutale të procedurave dhe ligjeve. Ai është në fakt ai që njihet në ligj si një pemë e helmuar që jep fruta të helmuara. Në fakt ai u soll në atë karrige në mënyrë të paligjshme duke shkelur procedurat, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Nga këtu gjithçka që ai prodhoi më vonë ishte paligjshmëri dhe mbështetje për aktivitetet kriminale të kësaj qeverie.

Në një situatë të tillë, bllokada aktive e VMRO-DPMNE-së është veprimi i vetëm i mundshëm për delegjitimimin e paligjshmërisë së Talatit. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese për të cilat flet Xhaferi, këto nuk janë obligime të shtetit ndaj BE-së, por obligime me të cilat është pajtuar klika kriminale e SDS dhe BDI-së për të ruajtur karriget e veta dhe në dëm të plotë të identitetit maqedonas, gjuhës, historisë dhe kulturës përmes një shpërfytyrimi të plotë nacional dhe pranimit të kërkesave megalomane bullgare”, shtojnë nga VMRO-DPMNE.
Sipas tyre më mirë të rrëzohet qeveria kriminale, sesa të ketë ndryshime kushtetuese.