Reagon Vjosa Osmani pas emërimit të djalit të Haxhi Shalës si konsull

U.D presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në Facebook ka sqaruar se emërimi i djalit të Haxhi Shalës si konsull në Pragë, nuk është bërë nga ajo, por nga ish presidenti Thaçi.

Osmani këtë emërim e quan kundërshtim me çdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike. Tutje Osmano thotë se kjo është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë.
Postimi i plotë:

Emërimi i Konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Përkundër kërkesës sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë.

Konsullata e Përgjithshme në Pragë dhe emërimi i Konsullit të Përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen Konsullata të Përgjithshme në të njejtin qytet ku kemi edhe Ambasadë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen.