Reagon Spitali i Tetovës, largon familjarët të cilët kujdeseshin për pacientët me Covid

Pas alarmit që u ndez në publik, se në Spitalin Klinik të Tetovës, me pacientët e sëmurë nga Covid-19 janë duke qëndruar edhe familjarët e tyre, kanë reaguar këtë mbrëmje nga Spitali.
Kanë larguar të gjithë familjarët që nuk janë të inf*ektuar dhe po kujdeseshin për pacientët.

Njëri nga ata ishte edhe qytetari që u deklarua para kamerave të mediave.
Ai brenda spitalit kishte bashkëshorten, por tani ka ardhur ta marrë nga Spitali, pasi këtë e kanë kërkuar nga udhëheqësia. Thotë se ky vendim erdhi pas deklaratës që e dha ai gjatë ditës.

“Po trajtimi mund të them se është asnjë far feje! Pacientët ruhen nga njerëz të tjerë, persona të familjes shumica, ka disa gjëra që nuk janë të mira, nuk bëhen siç duhet! Unë i kuptojë mjekët, edhe ata nuk kanë personel, por personel duhet të ketë deri sa i flasin fjalët, deri sa duhet të merret dikush nga familja ime, ne bëjmë veç përhapje, rrallë herë ka mbrojtje, nuk kanë mjete për t’i blerë, patjetër dikush t’i dërgojë”, tha qytetari gjatë ditës.

Gazetari: Sot më 11 shtator, dita e shtunë, t’i ke person brenda që përkujdeset për familjarin?
“Po, po! Ka njerëz. Jo vetëm unë, por shumica, në përgjithësi, 100% të personave janë krejt me përkujdesje të familjarëve”.
Se në Spitalet me Covid po qëndrojnë edhe persona të pa in*fektuar duke u kujdesur për të afërmit e tyre, u kuptua edhe në ngjarjen tragjike ku flakët shk*rumbuan Qendrën Covid në Tetovë. Mes 14 vi*ktimave, 2 prej tyre kishin qenë familjarë të pacientëve.