Profesoresha dhe deputetja Gordana Siljanovska Davkoda, në rrjetin social FB ka shkruar rreth ikjes së Rexhepit nga nënshkrimi për rrëzimin e Qeverisë. Ajo përshkak se bashkvendas i ka shqiptarët, si duket ka dëgjuar për BESËN e shqiptarëve.
Ajo shprehet se të jesh anëtar i Besës dhe të thyesh Besën është diçka e paimagjinueshme dhe pa dëgjuar më parë.
“Vend i çudirave, dorëheqje të revokueshme, dorëheqje e shtyrë në një kohë të pacaktuar, nënshkrim të revokueshëm, por të jesh anëtar i Besës dhe të shkelës Besën e dhënë është diçka e pa imagjinueshme dhe e pa dëgjuar më parë. Vetëm nëse….????”, ka shkruar Siljanovska.