Reagon Sidrit Bejleri: Mediat po na lodhin me lajme për çdo leckë që veshin dhe zhveshin “vipat” tanë!

Këngëtari Sidrit Bejleri është i njohur jo vetëm për muzikën që bën, por edhe për kauzat sociale që kontribuon.

Së fundmi, Bejleri ka reaguar në lidhje me situatat e aktualitetit që po ndodhin në Shqipëri.

Sipas këngëtarit, mediat në televizione e portalet janë të mbushura me lajme ekzkekutimesh, prostitucioni, drogë e larje hesapesh dhe nuk kanë asnjë vlerë.

Bejleri thotë se po e lënë kombin pa ndërgjegje.

Statusi i plotë:

E kuptoni ku kemi arritur miq?

Kronika dhe lajme të zgjeruara në televizione e portale për ekzekutime, larje hesapesh, droge e prostitucioni, për lidhjet e zgjidhjet dashurore mes “vipave”, çdo lecke që veshin e zhveshin aktorët e showbizit shqiptar e në botë.

Ndërsa ikin vlerat e Kombit dhe mjaftohen me nekrologji të thata dhe me pak rreshta.

Po e lenë Kombin pa NDËRGJEGJE.

“O Zot fali se s’dine ç’ka bajnë!”