Reagon sërish Gashi, nuk tërhiqet nga deklaratat për UÇK-në dhe i ka dy fjalë për vendimin e Albin Kurtit


Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkelzen Gashi, nuk është tërhequr nga deklarimet e tij lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në një intervistë për Rubikon, Gashi ka thënë se asgjë të pavërtetë nuk ka pasur në deklarimet e tij, mirëpo thotë se i është shkëputur intervista plotë.

Tutje, Gashi thotë se e kupton Albin Kurtin, i cili mori vendim për shkarkimin e tij, por shton se është dashur të sqarohet intervista e plotë e jo të flitet në bazë të shkëputjeve në disa sekuenca.

“Unë e kuptoj Kurtin për presionin që e ka pasur. Mirëpo, ai vendim nuk duhet të merret, pa u sqaruar komplet intervista që unë e kam dhënë e jo të shkëputet në atë formë. Sepse asgjë të pavërtetë nuk ka pasur aty. Mirëpo, presioni i madh nga injorantët politikë ka bërë të merret vendimi për shkarkimin tim”, ka thënë Gashi.