Reagon Sellma: Pasi m’futët në politikë jam pro taksës ndaj Bosnjës dhe Serbisë

Pasiqë grimerja e njohur shqiptare Sellma Kasumoviq i komentoi në një foto vajzës së kriminelit serb Zhelko Razhnatoviq duke i dhënë komplimente asaj, pas kësaj reagimet e shqiptarëve kanë qenë të shumta duke e ironizuar tërësisht Sellmën, përcjell Pa Censurë.

Ndaj kësaj ka reaguar edhe vet grimerja Sellma në një insta story duke shkruar:

“Në instagramin tim kam 941.000 ndjekësa që ndjekin punën time. Faqja ime menaxhohet nga shumë adminë dhe sot paskam kuptuar se kush është vajza që i kemi komentuar. Ju që keni cënuar etninë time kam një porosi: Përkatësia ime shqiptare-boshnjake është e dy popujve që kanë përjetuar tragjedinë më të madhe në Ballkan. Përkatësia ime më bën ajo që jam, e pasionuar pas punës, bukurisë dhe dashurisë. Mbasi m’futët në politikë ta japë edhe unë mendimin tim: Jam pro taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës” ka shkruar Sellma duke e “arsyetuar” komplimentin që ia shfaqi vajzës së Arkanit, Anastasija Razhnatoviq. /Pa Censurë