Reagon Resul Sinani per rastin e dhunimit të të moshuarës: Rasti i të moshuarës, Realiteti YNË

Gazetari dhe profesori i njohur Resul Sinani përmes një postimi në Facebook ka reagur për rastin e infermieres ku sulmoi një grua të moshuar.
Postimi i Sinanit pa ndërhyrje:

Rasti i dhunimit te te moshuares nga infermierja, nuk shpreh as me shume e as me pak se realitetin: qe NE jemi shoqeri e dhunshme. Po, po, e dhunshme! Vetem gjuhen e dhunes e njohim. Edhe Pike. Vetem dhunen e respektojme dhe e vleresojme si vlere supreme. Dashurine, respektin, modestine, tolerancen e shume virtyte te tjera i shohim si dobesi. (Me perjashtime natyrisht!)
Ky eshte vetem nje rast i bere publik dhe ne bejme sikur po tmerrohemi, por ne fakt dhuna tek ne eshte pjese sistematike e jetes sone te perditshme, duke filluar nga familja e deri tek institucionet e shtetit. Analizojeni diskursin publik nga politikanet ne Parlament e deri tek qytetaret e thjeshte ne rrjete sociale dhe e kuptoni nivelin e dhunes qe bartim ne vete. Ne madje argetohemi me dhunen e te gjitha formave, ashtu sic zgerdhihen e argetohen edhe koleget e infermieres dhunuese! Ne madje as turp nuk kemi. Sidoqofte, duhet te na vije TURP te gjitheve. Turp!