Reagon profesori Krasniqi: Sveçla dhe Myftiu Tërnava janë bërë bashkë kundër meje

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratave të ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili ka aluduar në organizimin “Falu n’shesh” që ka qarkulluar në rrjete sociale, duke thënë se ka informacione se prapa tij është publicist Milazim Krasniqi.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se deklarata e Sveçlës është gënjeshtër, duke shtuar se asnjëherë nuk ka bërë thirrje dhe organizime të tilla, duke shtuar se u.d. së ministrit të Brendshëm është bërë bashkë me myftiun Naim Tërnava kundër tij.

“Deklarata e Xhelal Sfeqles se gjoja unë qëndroj pas ndonjë thirrje për të falë namaz në shesh është qind për qind gënjeshtër. Është e pakuptueshme dhe e turpshme që të gënjejë në këtë mënyrë një zyrtar i lartë i qeverisë. Asnjë thirrje të tillë, asnjë organizim të tillë nuk kam ftuar, as nxitur asnjëherë”.

“. Unë kam shprehur qëndrim publik se duhet të hapen xhamitë, me kujdes e me zbatim të rregullave, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut. Ndaj qëndrimit tim BIK ka reaguar me një deklaratë nervoze dhe poashtu të pakuptimtë. Tash qenkan bërë bashkë myftiu Tërnava e Xhelal Sfeqla, në një fushatë e ndjekje të përbashkat e të pandershme”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

“Deklarata e Xhelal Sfeqles se gjoja unë qëndroj pas ndonjë thirreje për të falë namaz në shesh është qind për qind gënjeshtër. Është e pakuptueshme dhe e turpshme që të gënjejë në këtë mënyrë një zyrtar i lartë i qeverisë. Asnjë thirrje të tillë, asnjë organizim të tillë nuk kam ftuar, as nxitur asnjëherë. Unë kam shprehur qëndrim publik se duhet të hapen xhamitë, me kujdes e me zbatim të rregullave, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut. Ndaj qëndrimit tim BIK ka reaguar me një deklaratë nervoze dhe poashtu të pakuptimtë. Tash qenkan bërë bashkë myftiu Tërnava e Xhelal Sfeqla, në një fushatë e ndjekje të përbashkat e të pandershme. Nuk u bën nder kjo gjë, as njërit, as tjetrit. Edhe nuk mund të më frikësojnë. Ministri Sgeqla dhe qeveria duhet të gjejnë zgjidhje për problemet e rënda ekonomike, shëndëtësore, sociale e gjithfarë që po e rrënojnë vendin e shoqërinë e të mos përhapin dezinformata e gënjeshtra të tilla si kjo e Xhelal Sfeqlës. Thjesht, nuk qeveriset me gënjeshtra. Dështimet e qeverisjes së Kurtie Sfeqles nuk mund të mbulohen me fushata kundër njerëzve të ndershem. Përkundrazi ato dështime vetëm sa bëhen edhe më të tejdukshme”.