Reagon NATO: Tentimi për tu “hakuar” zgjedhjet në Maqedoni është i pa pranueshëm

Pas sulmit kibernetik të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) ditën e zgjedhjeve në Maqedoni, e cila u interpretua nga autoritetet si një sulm terrorist kibernetik nga disa vende të huaja, “Nova Makedonija” iu drejtua drejtpërdrejt selisë së Aleancës me disa pyetje: Nëse sulmi ndaj Maqedonisë si anëtare e NATO-s gjithashtu mund të trajtohet si një sulm ndaj Aleancës, si mund të reagojë Aleanca dhe cilat janë njohuritë e tyre për të gjithë çështjen

Ekskluzivisht për “Nova Makedonija”, zyrtarët e NATO-s në përgjigjen e tyre ndaj gazetës sonë komentojnë zhvillimet aktuale. Megjithëse detyrimi kryesorë i aleatëve të NATO-s është mbrojtja kibernetike nacionale, ajo ende është pjesë e detyrës kryesore të mbrojtjes kolektive të NATO-s. Ekspertët kibernetikë të NATO-s mund të ofrojnë mbështetje dhe të ndajnë informacionin me aleatët në kohë reale, duke përfshirë përmes platformës sonë për ndarjen e ashtuquajtur “malver”.

NATO ka ekipe të reagimit të shpejtë, të cilat janë vazhdimisht të disponueshme për të ndihmuar aleatët dhe qendra jonë e operimeve të hapësirës në internet është plotësisht funksionale. NATO gjithashtu investon në trajnime, arsim dhe ushtrime për të përmirësuar kualifikimet e ekspertëve kombëtarë të kibernetikës. “Secila përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet demokratike, përfshirë edhe përmes hakimit të faqeve nacionale, është e papranueshme, kështu që ne duhet të jemi të përgatitur,” tha zyrtari i NATO-s për Nova Makedonia.