Reagon MPB pas djegies së zyrës së drejtorit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se zjarri i sotshëm në konviktin “Pellagonia” është shkaktuar nga një ish punonjës. Nga MPB thonë se paraprakisht, i njëjti kishte pasur një zënkë me drejtorin Agim Fejzullahu.

“Më datë 11.11.2022 në SPB-Shkup A.F.(36) i punësuar si drejtor në konvikt në lagjen Kisella Vodë në Shkup, ka raportuar se në vendin e punës, pas një debati të mëparshëm, N.J., ish-punonjës në konvikt, së bashku me një person tjetër ka hedhur një lëndë djegëse dhe ka shkaktuar zjarr. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga zjarrfikësja e Shkupit. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po merren masat për pastrimin e saj”, thonë nga MPB.