Reagon MPB: Në mënyrë kategorike i hedhim poshtë pretendimet e VMRO-së

Ministria e Punëve të Brendshme poashtu ka reaguar ndaj pretendimeve të VMRO-DPMNE-së, duke thënë se në opinion nuk është nxjerr asnjë fakte se MPB ka qenë pjesë e ndonjë maltretimi, urdhri për likuidim fizik apo bullizim gjatë ditës së zgjedhjeve.

“E informojmë opinionin se MPB nuk ka krijuar viber grupe të tilla dhe se aktivitetet e MPB-së edhe në Prilep dhe në çdo qytet tjetër nuk bëhen nëpërmjet viber grupeve. Në të njëjtën kohë, pas kontrollit të statistikave të makinave që janë dërguar për kontroll teknik, ju informojmë se atë ditë në Prilep nuk është dërguar asnjë makinë për kontroll teknik, e as, që është shqiptuar ndonjë sanksion për shkelje të rregullave në trafik, gjë që flet për atë se veprimet e pretenduara nuk ka ndodhur fare”, thonë nga MPB.

MPB gjithashtu ka informuar se menjëherë ka filluar hetimin e brendshëm për konfirmimin e fakteve, duke e patur parasysh faktin se viber grupe dhe shfaqje grafike mund të krijohen dhe përpunohen në çdo kohë dhe nga çdokush.