Reagon ministri i MPB-së për përleshjen mes policëve

Ministri Teknik i Punëve të Brendshme dënoi incidentin në të cilin u sulmua një punonjës policie teksa po kryente aktivitetet e tij të punës mbrëmë në një lokal hoteliere.

Për ngjarjen e lartpërmendur është njoftuar menjëherë prokurori publik kompetent, i cili ka dhënë udhëzime sipas të cilave janë duke u vepruar, dhe kam kërkuar që shërbimet kompetente në ministri të veprojnë në mënyrë sa më profesionale dhe në përputhje me procedurat standarde të punës, të gjitha me qëllim zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe për rezultatin e veprimeve të ndërmarra do të njoftohet menjëherë publiku, shkruan Toshkovski në Fejsbukun e tij.