Reagon mbesa e Hafir Shalës: Fadil Syleviqi arrestoi axhën tim, e dorëzoi në SUP dhe nuk u gjend më

Policia e Kosovës dje ka konfirmuar se është gjetur i vdekur ish-pjesëtari i Policisë, Fadil Syleviqi.
Pas vdekjes së Syleviqit ka reaguar mbesa e ish-mjekut të UÇK’së, Sebahate Shala.

Ndaj të ndjerit kishin rënduar akuza publike si bashkëpunëtor i regjimit serb nga famililja e gazetarës Shala e cila tashmë jeton në ShBA.
Kjo familje akuzonte aso kohe Syleviqin për zhdukjen e doktorit të UÇK-së, Hafir Shala.

Sebahate Shala në llogarinë e saj në Facebook ka treguar se i ndjeri Syleviq në vitin 1998 kishte arrestuar Hafir Shalën dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, dhe e kishte dorëzuar në ndërtesën e SUP-it në Prishtinë.
Postimi i plotë: