Reagimi i Lëvizjes Besa:
Të nderuar Tetovarë, të gjithë jemi dëshmitar të ngjarjes së mbrëmshme, ku grupi i tifozëve “Vojvodët” festuan 30 vjetorin e themelimit të tyre me brohoritje dhe thirrje raciste antishqiptare.
Lëvizja BESA – Dega Tetovë e dënon ashpër këtë akt të shëmtuar dhe u bënë thirrje të gjitha autoriteteve kompetente që të marrin masa për parandalimin e këtyre thirrjeve antishqiptare, siç ishin ato të mbrëmjes së kaluar dhe që po vazhdojnë fatkeqësisht edhe sot.
Gjithashtu apelojmë tek të gjithë Tetovarët dhe posaçërisht tek tifogrupi “BALLISTËT” që të mos bien pre e provokimeve të ndryshme, por ne si shqiptarë, të tregojmë vetëdijen tonë dhe kulturën sportive aty ku e kemi dëshmuar dhe ku duhet të dëshmohet, në stadiumet e futbollit.