Reagon Kurti për vrasjen makabre të gruas shtatzënë: “Dy engjëj në qiellin e pistë”


Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas vrasjes makabre të gruas të gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë të QKUK ai këtë e ka quajtur vrasje mizore Ai ka thënë se me vrasjen e 35-vjeçares, u shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër.
Postimi i plotë:

Dy engjëj në qiellin e pistë. Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme./gazetametro.net