Reagon kreu i BFI-së për su*lmin ndaj mërgimtarëve: Asnjë individ nuk mund ta zvogëlojë suksesin tuaj historik!


Kryetari i BFI-së Shaqir Fetahu ka reaguar lidhur me sulmet e ditëve të fundit që po u bëhet mërgimatërve, duke i cilësuar të paarsyetueshme të do individëve që sipas kreut të BFI-së nuk ia duan të mirën shqiptarisë dhe shoqërisë. Ja postimi i tij i plotë :
Shumë të dashur gurbetqarë!

Dëgjoj se këto ditë keni qenë shënjestër e sulmeve të paarsyetueshme të do individëve që, dorën në zemër, nga këto veprime, duket se nuk ia duan të mirën shqiptarisë dhe shoqërisë sonë. Por, ju mos u ligështoni, sepse asnjë individ mund ta zvogëlojë as sa një grimcë suksesin tuaj historik. Historik padyshim, sepse në çdo çështje të madhe të fesë dhe kombit tonë, ju ishit adresa e parë e vendlindjes. Kur ishte në pyetje Universiteti i Tetovës, JU ISHIT ATJE!

Kur u bë lufta në Kosovë, Serbi po edhe në Maqedoni, JU ISHIT ATJE, dhatë ndihma milionëshe për UÇK-në, po edhe jetën tuaj! Kur duhej strehuar refugjatët, ju hapët shtëpitë tuaja për vëllezërit tuaj dhe nuk thatë as një gjysmë fjale ankese! Ju ishit dhe jeni atje ku lypet prej jush për të ndërtuar xhami, medrese, mektebe, shkolla, ambulanta, spitale. Ju ndihmoni dhe mirëmbani qindra e mijëra xhami atje ku jetoni po edhe në vendlindje. Sa herë që ne ju thërrasim, nuk hasim në vesh të shurdhër sa herë që ju kërkojmë ju e hapni derën, keni qenë dhe do mbeteni, këtu, në vendlindjen e zemrat tona sepse ju jeni vetë zemra jonë ju e mbani të gjallë trupin tonë ju jeni ne dhe ne jemi ju.

Prandaj, mos u mërzisni e as mos u ligështoni! Ata që ju shajnë, e bëjnë për t’u faktorizuar vetë nëpërmjet emrit tuaj të madh: MËRGIMTAR që në përkthim shpirti do të thotë: ATHDETAR I PËRBETUAR. Bashkësia Fetare Islame me të gjitha institucionet e veta, myftinitë, medresetë, Fakultetin, xhamitë e mektebet ka qenë dhe është në shërbimin tuaj plotësisht. Ju lus që, për çdo nevojë që keni, sado e vogël të jetë, mos ngurroni të na drejtoheni neve.

Të mirën e kthejmë me të mirë dhe gjithmonë do jemi këtu për ju, ashtu siç keni qenë ju gjithmonë këtu për ne.
Me respekt të thellë dhe mirënjohje të sinqertë,
Reisul Ulema i BFI në RMV,
H. Hfz. Shaqir ef. Fetai