Reagon këshilltari i Aleancës në Qytetin e Shkupit

Kryetari i degës së Çairit i Aleancës për Shqiptarët, Fadil Nika, njëhohësisht edhe këshilltar në Qytetin e Shkupit reagon ashpër dhe demanton lajmin e përhapur se është votuar Vendimi në këshilln e Qytetit për përkrahje fiinaciare të klubit futbollistik ”Vardar” me mbi 100 milon denarë.

Në seancën e fundit nuk ka patur pikë të tillë në Rend Dite, që nuk do të thotë se nuk do të ketë. Ai potencon se këtë vendim nuk do ta përkrahë dhe nuk do ta votojë, njëkohëshit merr obligimin publik për të informuar mediet dhe qytetarët në lidhje me këtë pikë. Sa i përket çështjes në fjalë ngelet në ndërgjegjen e këshilltarëve të koalicionit LSDM-BDI dhe Lëvizja Besa.