Reagon këngëtari që u filmua duke kërcyer me Kryeministren e Finlandës

Muzikanti finlandez i cili është filmuar duke kërcyer me Kryeministren e Finlandës Sanna Marin në lokalet e natës, ka folur publikisht dhe ka mohuar që të ketë lidhje dashurie.

“Ka patur spekulime në publik për marrëdhënien mes meje dhe Kryeministres Sanna Marin. Ne jemi miq dhe nuk ka ndodhur asgjë e papërshtatshme”, tha muzikanti Olavi Uusivirta. Kryeministrja Sanna Marin është në qendër të mediave botërore pas publikimit të dy videove së fundmi që argëtohet dhe kërcën me shoqërinë e saj.

Ajo ka deklaruar se ka qenë duke festuar me shoqërinë e saj dhe ka konsumuar al*ko*ol. Por opozita finlandeze akuzoi se Marin ka qenë nën efektin e dr*ogës. Kryeministrja i mohoi këto akuza, e megjithatë pranoi të bënte një test dr*oge duke thënë se ka qenë vetëm nën efektin e al*ko*olit dhe të asnjë substance tjetër të ndaluar.

“Nuk kam bërë asgjë të paligjshme”, ka thënë Kryeministrja Sanna Marin, duke shtuar se as në vitet e adoleshencës nuk kishte përdorur lëndë nar*kotike. Në mbështetje të Kryeministres finlandeze, shumë gra në Finlandë publikuan në rrjetet sociale video të tyre personale duke kërcyer gjatë festave private. /tvklan.al