Reagon Haradinaj pas arrestimit të Hysni Gucatit

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas arrestimt nga EULEX të kryetarit të OVL-UÇK’së, Hysni Gucatit.

Haradinaj ka shkruar se Kosova nuk pengon drejtësinë ndërkombëtare, sipas tik tentimi për të paraqitur Kosovën të tillë është i gabuar.

Ish-kryeministri ka thënë se Kosova nuk ka qenë kundër e as nuk është kundër drejtësisë.
Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,
E ritheksoj qëndrimin tim, se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do e dëmtojë më së shumti shtetin tonë, përfshirë edhe vet të akuzuarit.
Tentimi për të krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë është i gabuar. Ne nuk kemi qenë e as nuk jemi në anën e kundërt të drejtësisë.
Apeloj te organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë.
Konsideroj se nuk ka arsye për operacione e bastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë.
Kosova është gjithmonë me ligjin dhe me viktimat, sepse vet ishte viktimë e padrejtësive. Vet UÇK-ja dhe populli i Kosovës kanë argumentuar se gjithmonë janë pozicionuar në anën e drejtësisë, të vërtetës, dhe të drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk ka ndryshuar asnjëherë!