Reagon Gruevski pas dënimit 7 vite burg

Sipas ish-kryeminstrit Nikolla Gruevskit, Maqedonia jeton në kohën kur ka gjykime të motivuara politikisht kundër kundërshtarëve politik të qeverisë dhe është më keq së në vitin 1949.

Reagimi i Gruevskit vjen pas vendimit për “Parcelat në Vodno” ku ai u dënua me 7 vjet, ndërsa gjykata i konfiskoi parcelat në Vodno si dhe banesat, përveç banesës që ishte në emrin e nënës së tij.

Gruevski thekson se viktima është dënuar para se të fillojë gjykimi dhe zbardhja e të vërtetës nga pushteti dhe nga gjyqësia.

“Gjithçka tjetër është teatër për opinionin, përkatësisht kohë për propagandë kur edhe opinioni duhet të bindet”, reagon Gruevski.

Ai shton se prokuroria dhe gjykata mund të të shpallin se ke marrë para të shumta pa asnjë dëshmi, material ose dëshmi dhe në fund përdoret fjala “u dëshmua se…”.

Në Maqedoni, shkruan Gruevski, nuk gjykon gjykata, por politika.

“Qeveria përmes sistemit gjyqësor bën çfarë të dojë, sekuestron diçka nga kush do dhe në çfarë vlere do, pavarësisht nga gjithçka, sekuestro kë të dojë, varësisht nga afërsia me të. Nuk ka masë kritike mes elitës profesionale që është e gatshme të bëjë pyetje logjike sado që sheh paligjshmëri dhe procese absurde”, shkruan Gruevski.