Reagon Fjolla Morina mbi ngjarjen e tmerrshme të vajzës së mitur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka reaguar mbi ngjarjen e tmerrshme dhe më të përfolur të ditëve të fundit. Bëhet fjalë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona në Prishtinë – ngjarje e cila ka tmerruar mbarë opinionin shqiptar.

Mes shumë figurave publike që po shprehin shqetësim për situatën e ndodhur, një reagim në rrjetet sociale e ka bërë edhe këngëtarja Fjolla Morina. Ajo bëri një shkrim në InstaStory, duke thënë se me të dëgjuar këtë, kishte ngelur e shokuar.

“Nuk besoj që ka njeri në këtë botë që nuk e dënon këtë ngjarje mizere e këta monstruma tru kalbur. E shokuar miq”, shkroi Fjolla në InstaStory. Këngëtarja e hitit “Fb” nuk është e vetmja nga estrada që ka reaguar ashpër mbi ngjarje, pasi reagime të ngjashme kanë bërë edhe kolegët e saj si: Dafina Zeqiri, Getinjo, Tayna, Enca Haxhia e shumë të tjerë.