Reagon Fifi: Nuk kam probleme mendore, s’kam hap këmbët për karrierë

Filloreta Raçi ka thënë se nuk i intereson si del para publikut e se nuk ka probleme mendore.
Këngëtaren Filloreta Raçi është një nga banoret më të diskutuara të shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother Vip.

Lidhur me debatet e fundit si rrjedhojë e lojës që nisi këngëtarja së bashku me aktoren Monika Lubonja, në një diskutim mes ish-futbollistin Kledi Hysa dhe Fifit, ai i ka treguar asaj se se nuk i ka pëlqyer shakaja e tyre dhe se nuk ka mundur ta bëjë gjumin mirë gjatë këtyre ditëve, kur dyshja po debatonin.

Në një moment Kledi i thotë që është keq edhe para publikut të ndahemi në grupe brenda shtëpisë.

“Mua nuk ma nin se qysh dalë para publikut. Unë s’kam probleme mendore, karrierën time e kam fituar me djersë e gjak e me mish e shpirt. Nuk e kam fituar duke i hapur këmbët”, është kundërpërgjigj Fifi.