Presidenti turk Erdogan i është përgjigjur karikaturës së fundit të revistës kontraverse franceze “Charlie Hebdo” gjatë një fjalimi sot në mbledhjen e grupit Parlamentar të AKP.
“Personalisht nuk ka nevojë t’u kthej përgjigje këtyre të pafytyrëve. Ajo që më dhemb më shumë është tallja që bëjnë me Profetin. Mërzitja më e madhe e imja është për këtë gjë. Nuk jam unë objekitivi i atyre por vlerat që ne përfaqësojmë“ u shpreh Erdogan.
Dy ditë më parë revista franceze botoi një karikaturë të Erdoganit me një grua të mbuluar gjysmë të zhveshur gjë e cila ka sjellë mjaft reagime në Turqi.