Reagon “Eko Guerila”: të dhënat janë të sakta, “Jugohromi”, ndotës i madh


Ndërsa në një reagim me shkrim, organizata “Eko Guerilla” këmbëngul në saktësinë e të dhënave të tyre, madje duke përsëritur se “Jugohromi” renditet në mesin e ndotësve më të mëdhenj të ajrit.

“Etiketimet që duam të jemi mbi institucionet janë të pavërteta, ne kërkojmë vetëm respektimin e Kushtetutës dhe rregullave ligjore. Ashtu siç dihet, në Maqedoni institucionet shpesh janë vënë mbi ligjin. Ne tashmë jemi në negociata me ekspertë të pavarur, të cilët vullnetarisht do të angazhohen në procesin e mbikëqyrjes së vendosjes së filtrave” – thonë nga OJQ “Eco Guerila”.