Reagon edhe La Liga: Kush e do Messin duhet të paguaj 700 milionë euro

Edhe La Liga ka reaguar në lidhje m situatën për largimin e Messit nga Barcelona.
Tashmë në të gjithë mediat e botës po flitet për Messin, kjo pasi argjentinasi i ka treguar klubit se e dëshiron largimin nga “Camp Nou”, shkruan IndeksOnline

Madje sot ai nuk mori pjesë në testin për Covid-19, që skuadra e Barçës i mbajti sot para stërvitjeve për sezonin e ri.
Kështu, edhe La Liga e ka konfirmuar se klauzola për largimin e “jashtëtokësorit” nga Barcelona është 700 milionë euro.
Kjo si duket do të jetë shumë e paarritshme për çdo skuadër që e kërkon atë.