Reagon Depueti i VV-së që iu punësua gruaja në UP: “Ka kohë që ajo s’i ndjek këshillat e mia për karrierën”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka thënë se dorëhiqet nga pozita e deputetit nëse vërtetohet se ka ndikuar në punësimin e gruas në Universitetin e Prishtinës. Të dielën është raportuar se gruaja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje është punësuar duke ia marrë vendin një doktorante në Oxford.

“Ka kohë që rrugët profesionale i kemi ndarë me Yllkën që nuk ka ndjekur asnjëherë këshillat e mija për karrierën. Sa i përket aplikimit rutinor në UP dhe gjoja “ndikimit tim”, ju them me përgjegjësi të plotë që nëse gjeni vetëm një anëtar të komisionit apo këshillit/menaxhmentit që ka folur me mua për këtë çështje jam në gjendje të dorëhiqem nga secila pozitë publike. A jeni në gjendje që ta bëni të gjithë të njëjtën? Për të vemtin absurd që më duhet të kërkoj falje, është që nuk e kam “ndaluar gruan” të aplikoj në një pozitë që e mban nga viti 2018”, ka shkruar ndër tjerash në Facebook.