Reagon Daçiç: Shaip Kamberi e demantoi veten

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic ka reaguar ndaj deputetit shqiptar, Shaip Kamberi, ku mbajti fjalim në gjuhën shqipe në Kuvendin e Serbisë. Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, të martën ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe duke reaguar ndaj Gjykatës së Lartë në Beograd që refuzoi ta shpallë fajtor ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve me termin “siptari”.

Por, pas kësaj Dacic tha se Kamberi duke folur në shqip në Kuvend e Serbisë, e ka demantuar veten se shteti serb urren pakicat dhe se nuk është shtet që nuk respekton të drejtat e pakicave.

“Kamberi e demantoi veten se Serbia është shtet i urrejtjes dhe tregoi se është një shtet me një shkallë të lartë të të drejtave të pakicave kombëtare”, tha Dacic. Ndryshe, Dacic tha se Sekretari i Përgjithshëm është i detyruar të sigurojë një përkthyes të gjuhës shqipe pasi akoma nuk ka ndonjë punëtor të tillë.