Ministri i MPB-së, Naqe Çulev reagoi ndaj presidentit Stevo Pendarovski se pse para se të vendos të mos shpall vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme nuk është konsultuar me të, ashtu siç është konsultuar me Venko Filipçen.
Çulev thotë se një gjë e tillë është dashur të ndodhë për shkak se ai udhëheq me MPB-në e cila një pjesë e madhe është e përfshirë në menaxhimin me coronavirusin.
“Funksioni i tij nuk lejon që vendimet të merren pa konsultim me faktorët relevant, aq më pak nëse bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve”, shkruan ministri Çulev.
Ai thotë se Pendarovski kur ka vendosur të mos shpall gjendje të jashtëzakonshme, ka qenë nën ndikim politik.
“Sjellja e vendimit për mosvazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme pa u konsultuar institucionet më të rëndësishme në shtet hap dyshimet tek unë se vendimi është marrë nën ndikimin politik, dhe aq më pak në bazë të ndonjë mendimi ekspertësh”, shprehet ministri Çulev.