Reagon bashkëshortja e Adem Mikullovcit, thotë se varrin aktorit do t’ia ndërtojë me financat familjare

Kohët e fundit kanë qarkulluar nëpër media disa fotografi që shpërfaqnin gjendjen e mjerueshme në të cilën ishte lënë varri i ish-deputetit dhe aktorit të njohur, Adem Mikullovci.

Pas publikimit të fotografive, shumë persona kanë shprehur vullnet për ta rregulluar varrin.

Megjithatë, bashkëshortja e Ademit, Lumnija se varrin do t’ia rregullojë vet.

“Përmes këtij reagimi dua t’i falënderoj të gjithë ata që përmes rrjeteve sociale janë vetofruar për rregullimin e varrit të bashkëshortit tim të ndjerë, aktorit të popullit, Adem Mikullovci.

Varrin do t’ia rregulloj vet me financat e mia familjare, në momentin e parë që krijohen kushtet atmosferike” ka thënë ajo.

Ky është deklarimi i plotë i saj:

Përmes këtij reagimi dua t’i falënderoj të gjithë ata që përmes rrjeteve sociale janë vetëofruar për rregullimin e varrit të bashkëshortit tim të ndjerë, aktorit të popullit, Adem Mikullovci.

Varrin do t’ia rregulloj vet me financat e mia familjare, në momentin e parë që krijohen kushtet atmosferike.

Poashtu falënderoj edhe ministrin e Kulturës për gatishmërinë e shprehur.

Reagimet e fundit treguan edhe një herë se sa shumë njerëzit e kanë dashur dhe respektuar Ademin, i cili iku nga kjo botë dinjitetshëm, ashtu siç jetoi gjithë jetën!

Lumnije Mikullovci!