Reagon Avdullah Hoti pas kërcënimit për luftë nga Aleksandër Vuçiç

Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë shtypi i ka quajtur jo adeukaute deklarimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq kur kërcënoi me luftë.

“Nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit dhe nuk janë në frymën e procesit të dialogut”, ka thënë Hoti.“Koha e konflikteve ka kaluar. Çështjet e hapura duhet t’i zgjidhim përmes dialogut”.

“Çdo deklaratë tjetër krijon situatë të panevojshme te qytetarët. Mesazhet tona janë të paqes dhe vendosmërisë për ta ruajtur sovranitetin”. Ai më tej ka bërë të ditur se gjatë ditës, do të publikohen të dhënat e numrit të të infektuarve edhe për komunat me shumicë serbe.

“Ministri Shëndetësisë do të publikojnë të dhënat për të gjitha komunat në nivel vendi. Për disa ditë do të jem para jush dhe jemi duke punuar për një zgjidhje për “Telekomin”.