Reagon ashpër djali i Trumpit pasi Twitter ia mbylli llogarinë përgjithmonë babait të tij

Djali i presidentit Trump, Donald Trump i Riu ka reaguar pasi rrjeti social Twitter ia mbylli llogarinë babit të tij përgjithmonë shkaku i shkeljes së rregullave, raporton Gazeta Express.
Djali më i madh i Donald Trumpit përmes Instagramit ka kritikuar rrjetin social Twitter për mbylljen e llogarisë së të atit.

“Po e shikoni shfaqjen e Orwellit, “1984”, duke u luajtur në jetën reale. Kjo gjë është vërtet e frikshme dhe Republikanët natyrisht e humbën mundësinë e vet me reformën 230. Twitter-i e suspendoi në mënyrë të përhershme llogarinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar ai sipër fotografisë ku shfaq mbylljen permanente të llogarisë së presidentit Trump në Twitter.

Donald Trump është bllokuar edhe në Facebook dhe Instagram për një afat të pacaktuar të paktën derisa të lëshojë zyrën e presidentit