Reagon ASH: Dorëheqjet e vonuara, janë tentim për t’i ikur përgjegjësisë

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët, ka reaguar ndaj dorëheqjeve të ditës së sotme nga udhëheqësit në dikasterin e shëndetësisë.
Nga ASH thonë se këto dorëheqje janë të vonuara dhe janë tentim për t’i ikur përgjegjësisë. Ata kërkojnë që Prokuroria të veprojë urgjentisht.

“Ata që vetëm para 24 orëve thanë se koha është për sfida dhe jo për dorëheqje, pas publikimit të indicjeve të para për gabime tra*gjike në ndërtimin e spitalit modular në Tetovë filluan të dorëhiqen. Këto dorëheqje të vonuara, janë tentim për të arsyetuar Qeverinë jo funksionale e cila duhet të dorëhiqet deri tek i fundit, taktikë e funksionarëve pa përgjegjësi për të mbuluar fajin e tyre, ngutje për të amortizuar revoltën e qytetarëve dhe lojë për t’i ikur përgjegjësisë”.

“Edhe në të kaluarën kemi parë raste që përfundonin me dorëheqje dhe në mandatin e ardhëshëm me riemërime të funksionarëve në dikastere të tjera, por pa asnjë përgjegjësi penale. Tra*gjedia në Tetovë tr*onditi botën, shuajti 14 jetë dhe dogji zemrat e të gjithë neve. Ky rast nuk guxon të ngelë pa drejtësi dhe pa përgjegjësi. I bëjmë thirrje prokurorisë që të mos bie në lojërat politike, të veprojë urgjentisht dhe të mos lejojë të ikë ndonjëri nga të dyshuarit e të na ndodhë “Budapest 2″”, thonë nga ASH.