Gazetarja Arbana Xharra ka reaguar pas skandalit me dy shtatoret e Skënderbeut dhe Adem Jasharit, që u përuruan mbrëmë në Prizren.
Xhara përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ashpër lidhur me ndërtimin e shtatoreve.
“Cka mi pasket bo more keshtu Skenderbeut. Bac, me na fale se s’jane n’toke te bukes. Cka jane more keto shtatore”, ka thënë ajo.
Ndryshe, mbrëmë është bërë polemikë mes qytetarësh e personaliteteve të ndryshme rreth shtatoreve skandaloze të dy heronjve kombëtar të vendosura në Prizren.