Reagon ambasadori Qendrim Gashi, pas kritikave, kërcënimeve e kërkesave për shkarkim

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë Qendrim Gashi ka reaguar pas shumë kritikave të drejtuara ndaj tij lidhur me shkrimin që ka shpërndarë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Gashi në sqarimin e tij ka thënë se s’ka pasur për qëllim të ofendojë askënd dhe se i vjen keq nëse dikush është lënduar.

“Kuptohet që qëllimi im nuk ishte që të ofendoja dikë dhe më vjen shumë keq kur pash njerëz që mund të jenë të lënduar sepse nuk i kanë ditur detajet e kontekstin e artikullit gazetar. Për më shumë unë s’do ta bëja kurrë një ofendim komunitar nga çfarëdo pozite zyrtare për arsye njerëzore e jo nga konsekuencat e mundshme ligjore. Kushdo që dyshon se unë kam shkelur ligj duke e shpërndarë një artikull që e jep kronologjinë e një akti terrorist le të më sfidon në gjykatë në Kosovë ose Francë. Kështu duhet të zgjidhen dilemat në shoqërinë tonë përmes ligjit e jo përmes kër*cënimeve e dhu*nës” ka shkruar Gashi.