Reagon #Alternativa: Nuk e përkrahim Bilall Kasamin në Tetovë!

Orhan Murtezani, zëdhenës i Alternativës, i ka shkruar #TV21, si reagim ndaj deklaratës së Elmi Azirit nga Aleanca për Shqiptarët që ishte mysafir në #ClickPlus, bashkë me Arbër Ademin nga BDI.
Elmi Aziri, gjatë debatit në ClickPlus tha se do të mendojnë se a do ta mbështesin Bilall Kasamin kundër Teuta Arifit në rrethin e dytë për Tetovën, me qëllim që të mposhtet Arifi, e cila sipas Azirit, meriton zero vota.
Kjo është porosia që zëdhënësi i Alternativës ia dërgoi TV21: “I nderuar Fatmir, Shfrytëzoj rastin të bëj të ditur që Alternativa nuk e mbështetë Bilall Kasamin në Tetovë. Me respekt,” ka shkruar Orhan Murtezani!