Reagon Agim Behluli, ish i burgosur nga Kumanova: Agim Veliu ma ka ftohë edhe emrin!

Agim Behluli nga Kumanova konsiderohet si një nga viktimat e shumta shqiptare të sistemit të (pa)drejtësisë në Maqedoni. Në këto ditë, kur opinioni shqiptar në Maqedoni po përcjell zhvillimet në Kosovë dhe po përkrah qeverinë e Albin Kurtit, këtë po e bën edhe Agim Behluli.

Ai me revoltë ka komentuar këto zhvillime, e veçanërisht në adresë të emnakut të tij, Agim Veliu.
“Ky far Agim Veliu s’i ma ka “ftohur” emrin që e kam”, ka komentuar Agimi nga Kumanova, duke shprehur qartë revoltën e tij ndaj klasës së vjetër politike të LDK-së.