Reagon Abedin Zymberi

REAGIM

Pasi që lexova disa portale që shpërndajnë nje postim publik të Stojanço Angellovit në rrjetet socijale për një vizit të varrezave të viktimave civile, menjeher filloi kepërdorimi i kësaj ngjarje nëpër portale duke i dhënë hapsir analfabetëve të komentojn, shajn e ofendojn në menyra të ndryshme.

Së pari shifet qart se portalet kan mision të caktuar sepse shkruajn dicka pa e nxjerr edhe deklaratën time rreth kësaj ngjarje. Ktu kjo vizit nuk ka të bëj asgjë me UÇK-në, për të nuk jam un ai që vendosi as që kam të drejt. Për pajtim mes dy komuniteteve nuk kam të drejt të vendosi un por vendos nje forum shum e shum më i gjërë nga të gjitha strukturat shoqërore të shqiptarëve.

Un Mbetem në qëndrimet e mija që kam dhënë BETIMIN për mbrojtjen e popullit shqiptarë dhe ai betim mbetet deri ne vdekje. Në luft e kam mbrojt me gjak në paqe e mbroj me mendje. Kombi nuk mbrohet vetëm me armë por mbrohet edhe me menyra të ndryshme paqësore. Të gjith kto që shkruajn e shajnë asnjeri nuk ka bërë dhe ska shans të bëj me shum se unë, po të vij nevoja përsëri do të jem un ai që do i dal në mbrojtje popullit tim. Qëndrimet e mija i ka sqaruar edhe Angellovi se un nuk ndryshoj për të kaluarë e dhimshme të shqitarëve. Gjithmonë do ta mbrojë UÇK-në se veprimtarinë e sajë.E vetmja gjë që na bashkon është se të dyt për kombet tona e duam lirinë, paqën, dhe zhvillimin ekonomik.

Çdo koment tjetër rreth kësaj ngjarje është demagogji, propagand dhe tentim për klikime dhe përfitime të pista. Për vendime kombëtare nuk vendosi un por vendosin të gjith ata që i voton populli, un vendosi vetëm për vete, dhe për vendimet personale nuk ka të drejt askush të flasë.

Mediumeve i bej apel mos të keqpërdorin sakrificën time dhe të familjes time MARTIRE për interesa klikimesh.
16.12.2018 Abedin Zymberi