Reagojnë DASH dhe BE ndaj pr*otestave të dhu*nshme (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë thirrje për përmbajtje nga dhu*na e pro*testave në Shkup. Nga Departamenti Amerikan i Shtetit thonë se e respektojnË të drejtën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që në mënyrë të qetë të shprehin mendimet e tyre, por duke ju shmangur çfarëdo lloj dhu*ne në pro*testa. DASH i bën thirrje partive politike që të shfrytëzohet mundësia për nisjen e negociatave me BE-në.

DASH
“Ne respektojmë të drejtën e qytetarëve për të shprehur në mënyrë paqësore mendimet dhe pikëpamjet e tyre dhe u bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga çdo lloj dhu*ne”. Nga atje theksojnë se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është faktor i rëndësishëm për përforcimin e sigurisë në Evropë dhe për sigurinë e përgjithshme kolektive.

DASH
“SHBA është mbështetës i fortë i integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Besojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor në BE është pa rezerva. Procesi i zgjerimit promovon paqe afatgjatë, stabilitet dhe prosperitet në të gjithë rajonin”

Uashingtoni i vlerëson deklaratat e liderëve të BE-së për rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa përkujtuan se Shkupi zyrtar i ka kryer detyrat themelore dhe se tani është koha për të kaluar në fazën e radhës të procesit të anëtarësimit.

Ndërkaq, euro-deputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Carmon ka shprehur shqetësimin për pr*otestat e dhu*nshme që kanë përfshirë Maqedoninë e Veriut. Sipas saj ato mund të përhapen edhe në Mal të Zi dhe mund të përdoren nga Rusia për të destabilziuar rajonin.

VIOLA VON CARMON, EURODEPUTETE
“Kur shtetet anëtare të BE-së dështojnë të japin shpërblim të prekshëm për qeveritë progresive në Ballkanin Perëndimor, ne kemi trazira në Maqedoninë e Veriut dhe potencialisht edhe në Mal të Zi që mund të shfrytëzohen nga Rusia dhe aktorë të tjerë të huaj. Ka ardhur koha që Bashkimi Europian të kuptojë dhe të përshpejtojnë veprimet”.
Deklaratat dhe posrositë e ndërkombëtarve vijnë si rrjedhojë e pro*testave të dhu*nshme në Shkup që kanë vijuar për disa ditë me radhë kundër propozimit frnacez për zgjidhjen e mosëmarrëveshjeve me Bullgarinë./SHENJA/