Reagimi i kolegëve pas “ringjalljes” së gazetarit – VIDEO


Fotoja përfundoi e vendosur në mur me një shirit të zi! Por tashmë kolegëve u duhet ta heqin sërish.

Gazetari rus, Arkady Babchenko, i cili u raportua të ishte ekzekutuar në Kiev gjatë mesnatës mes të martës dhe të mërkurës, i befasoi të gjithë kur u shfaq i gjallë në televizion.

Kreu i shërbimeve sekrete ukrainase, Vasyl Hrytsak u tha reporterëve se “vrasja” ishte inskenuar për të ekspozuar agjentët rusë. “Sipas informacioneve të siguruara nga shërbimi ukrainas i sigurisë, vrasja e gazetarit rus, Arkady Babchenko, ishte urdhëruar nga vet shërbimet ruse të sigurisë”, tha Hrytsak.

Babchenko u raportua të ishte gjetur i përgjakur nga bashkëshortja e tij në hyrjen e një blloku apartamentesh ku ata banonin, i qëlluar disa herë me armë zjarri pas shpine, e se kishte ndërruar jetë gjatë transportit me ambulancë për në spital.

Pasi e patën të gjallë në televizon Babchenko, kolegët e tij shpërthyen menjëherë në festë në redaksinë e tyre në Kiev.

Ata nuk kishin asnjë informacion mbi të vërtetën, madje për këtë gazetari nuk kishte njoftuar as bashkëshorten e tij. “Faljen më të madhe dua t’ia dedikoj gruas sime”, tha ai.