Reagimi i Haradinajt pas deklaratave të fundit të Kurtit për UÇK-në

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, e ka përkrahur deklaratën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, rreth luftës së UÇK-së.

Haradinaj tha se ajo çfarë tha Kurti është e vërteta e luftës së UÇK-së, sado që dikujt nuk i pëlqen.

“Reflektimi i Kurtit në raport me luftën e UÇK-së, duhet kuptuar drejt, sado që dikujt nuk i pëlqen, mendoj se kjo është edhe e vërteta e luftës sonë për liri, pra UÇK ishte populli e populli ishte UÇK. Mediat që po i japin hapësirë të shtuar sakrificës së popullit tonë, dhe krimeve serbe të kryera mbi ne, meritojnë një respekt të madh”, shkroi Haradinaj në Facebook.