Jill Biden, bashkëshortja e Joe Biden, ka reaguar pasi ky i fundit u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Në një postim në Twitter, Jill ka publikuar një fotografi krah presidentit Biden, ndërsa sipër saj ka shkruar “Ai do të jetë president i të gjitha familjeve tona”.
Jill Biden është profesoreshë e gjuhës angleze në kolegjin “Northern Virginia Community”. Edhe pasi që bashkëshorti i saj do ta marrë zyrtarisht detyrën e presidentit të Amerikës, ajo do të vazhdojë ta kryejë detyrën e profesoreshës.
He will be a President for all of our families. pic.twitter.com/iGPKLMMIcK
— Dr. Jill Biden (@DrBiden) November 7, 2020