Reagimi i BE-së për aksionin në veri


Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiq ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri të Mitrovicës.Kocijançiq ka thënë se BE është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e sotme në Kosovë dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me palë të ndryshme.“Të gjitha institucionet përgjegjëse në Kosovë duhet të ketë qëndrojnë tek rregulla e ligjit”, deklaroi ajo, transmeton lajmi.net.

Kocijançiq ka përsëritur qëndrimin e BE-së kur bëhet fjalë për vrasjen e Oliver Ivanoviçit në veri të Mitrovicës.“Presim që organet përgjegjëse të Qeverisë së Kosovës të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që fajtorët e krimit t’i sjellë pranë gjyqit dhe pa humbur kohë”, shtoi ajo.

Kocijançiq me këtë rast ka thënë se Kosova i ka shkelur rregullat e CEFTA-së për rritjen e taksës ndaj mallit nga Serbia. “CEFTA nuk lejon caktimin e taksave në mall mes shteteve”, u shpreh ajo.