Aktivistja e njohur Zana Avdiu ka reaguar ndaj komenteve të rënda në rrjetet sociale lidhur me shfaqjet në “Doku Fest”. Krahasimi i Avdiut mes shfaqjeve në “Doku Fest” dhe pamjeve në ndeshjet e boksit të zhviluara mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka shkaktuar reagim tek komentuesit, të cilët janë lëshuar në ofendime të papranueshme ndaj aktivistës.
Postimi i Avdiut vjen pas shumë reagimeve me gjuhë të papranueshme nga qytetarët, madje edhe nga disa politikanë pas shfaqjeve në Doku Fest.
Shfaqjet e festivalit të njohur të filmave dokumentarë, Doku Fest, janë bërë objekt i reagimeve të papranushme edhe nga persona me pozita shtetërore. Në këtë kontekst, Avdiu pyeti pse nuk kishte reagime të ngjashme në natën e ndeshjeve të boksit me shumë meshkuj të zhveshur.