Reagime të shumta për avancimin e prokurorëve

Këshilli i Prokurorëve publik të japë sqarim me çfarë kriteresh ka ndodhur avancimi dhe pse disa të tjerë kanë mbetur në postet e vjetra. Anëtarët e Këshillit vetëm kanë votuar “për” apo “kundër” kandidatëve të propozuar, pa asnjë arsyetim. Kryetari i Këshillit, për këtë procedurë, sot përmes telefonit deklaroi se askush nuk ka dashur ta marrë fjalën.

Unë hapa diskutim në seancë dhe askush nuk deshi fjalë. Anëtarët i kanë informacionet dhe secili vendos siç dëshiron”, tha Aco Kolevski- kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik.
Prokurori republikan Lubomir Joveski përmes telefonit për Alsat tha se janë emëruar prokurorët më me përvojë. Joveski tani duhet të dërgojë propozim pranë Këshillit që të emërohet për ushtrues detyre shef i Prokurorisë së Shkupit pasi nga ky post largohet Sasho Rajçev, i cili u avancua në prokuror i lartë.

Sasho Rajçev ende është në postin e Prokurorisë Themelore Publike Shkup deri në betimin e tij në Këshillin e Prokurorëve Publik. Sa më shpejtë do të propozoj kandidat për ushtrues detyre në Prokurorinë Themelore-Shkup”, pohoi Vizard Lubomir Joveski- Kryeprokuror.

Qëndrim për kolegët e saj në Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kërkuam edhe nga Villma Ruskoska. Aty janë pesë vende të lira, tre erdhën nga ish PSP-ja, edhe pse Ruskoska paraprakisht deklaronte se askush nuk duhet të jetë i privilegjuar, e as prokurorët e ish Speciales.
S’kam koment për emërimet. Prej të gjithë prokurorëve pres përkushtim maksimal në punë”, tha Villma Ruskoska, shefe e Prokurorisë së Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Të avancuarit të martën pritet të japin deklaratë solemne para Këshillit të Prokurorëve Publik.