Reagime të shumta pas djegies së kallamit në bregun e Liqenit të Strugës


Aktivistët civilë kërkojnë të ndalojë uzurpimi i bregut të Strugës dhe djegien e kallamishteve në pjesën e Strugës të liqenit të Ohrit. Diçka e këtillë ndodhi dje, ku një sipërfaqe e madhe me kallam prej rreth 1 hektar u dogj në pjesën e bregut nga dalja e Strugës deri në fshatin Kalishtë.
Nga përvoja e deritanishme, supozimi është se përgatitet terreni edhe për një uzurpim klasik të një pjese të bregut”, tha Nikolla Kukunesh- aktivist.

Mbetje ndërtimi, rërë dhe gurë hidhen mbi kallamin e djegur, i cili më vonë rrafshohet me ekskavatorë dhe makineri të rëndë, dhe në fund kalon pa u vënë re nga institucionet përkatëse që duhet të kujdesen për atë punë. Shohim që po paraqiten plazhe dhe objekte madhështore”, pohoi Kosta Hiohi, aktivist.

Nga inspektorati Shtetëror i Mjedisit thonë për Alsat se planifikojnë të dalin në terren. Lidhur me dy zjarret e mëparshme, thonë se është ngritur një padi penale kundër një autori të njohur për mbushjen e tokës dhe djegien e kallamishteve.

Parcela ndoshta po përgatitet për ndërtim ose veprimtari tjetër ilegale. Gjëja më e rëndësishme është që Prokurori Publik në Strugë të fillojë procedurë bazuar në raportin e paraqitur dhe provat e mbledhura”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësorë.

Ndryshe, djegia e djeshme u bë në lokacion që konsiderohet si vend për shumimin e krapit dhe është vend natyror për shumë lloje të tjera peshqish. Gjithashtu pyetëm në komunën e Strugës se cila sipas njohurive të tyre është arsyeja e djegies së tillë të shpeshtë të kallamishteve në bregdetin e Strugës, por përgjigje nuk morëm.