Reagime se kënga e Shkurte Fejzës nënshtron gruan, Gresa Behluli del me arsyetim


Pasi Qendra Kosovare për Studime Gjinor reagoi për këngën e Shkurte Fejzës me vajzën e saj, Gresa Behluli ka dalë me një arysetim rreth bashkëpunimit muzikor me nënën e saj.
Kënga më e re e Shkurte Fejzës me Gresa Behluli u konsiderua se fyen dhe nënshtron vajzën, shkruan Gazeta Express.
Behluli thotë se teksti i këngës është satirik dhe se kanë ironizuar me botëkuptimet e ndryshme mes gjeneratave.

Reagimi i plotë i këngëtares Behluli:
Te dashur miq e posaqerisht vajza-gra…
Teksti i kenges “Nuse mesuese” eshte shkru nga Ilir Berani dhe eshte mendu si nje teme qe paraqet ironine e raportit te botekuptimeve te ndryshme ne mes te gjeneratave te ndryshme… Eshte nje tekst satirik qe paraqet botekuptime te ndryshme ne mes te gjeneratave dhe nuk eshte menduar ne asnje menyre si diskriminues ndaj gjinise femrore… Si mund te jete Femra diskriminuese ndaj vetvetes, une jam femer dhe vet, dhe jam gjithmone ne mbeshtetje dhe pro ngritjes se femres ne shoqeri!!

Per te gjithe ata qe nuk e kuptojne cka do te thote ” satire” po ja u sqaroj: tekst ironik ose ma thjeshte po ja u sqaroj: tekst hajgare!
Pekundrazi mund te merret si tekst edukues ndaj gjenerates se vjeter: “me ndegju nana te ka mesu…”vjehrren me ndegju i nderon prinderit e tu”? Ku eshte ndikimi negativ ketu?

Eshte debat ne mes te femrave ne kete rast?
P.s. Çdo dite na servohen kenge e videoklipe me tekste eksplicite e fjale banale e videoklipe erotike, qe degradojne femren dhe ato na shfaqen edhe ne 12 dites neper televizione tona… Femijet e juaj rriten me ato kenge e ju nuk reagoni?
Kur paraqitet femra vetem si objekt seksi juve nuk ju duket diskriminuese kjo ndaj femres?