Reagim nga TAV Maqedoni lidhur me Muharrem Imerin

Marrëveshja e punësimit për kohë të caktuar të ish nëpunësit tonë, deklaratat e të cilit po citoni brenda tekstit tuaj, po skadonte dhe u miratua një vendim që Marrëveshja e tij e punësimit të përfundojë. Si një biznes që pëson go*ditje të mëdha për shkak të kri*zës nga KOVID-19, me rënie të operacioneve me 71% dhe të hyra jashtëzakonisht të reduktuara, dhe me shpenzime të barabarta, madje edhe të rritura, ne jemi duke punuar për të balancuar vazhdimësinë e biznesit dhe të burimeve.

Për më tepër, të gjitha ligjet dhe rregulloret janë ndjekur dhe respektuar, si dhe të drejtat e nëpunësve, dhe për të ndihmuar ish-nëpunësin tonë, ne e zgjatëm Marrëveshjen e punësimit të tij për dy muaj shtesë, më shumë se sa ishte planifikuar, në mënyrë që brenda asaj periudhe kohore ai të mund të gjente një punë tjetër dhe kjo u komunikua qartë me të. Me këtë, ne besojmë se si kompani kemi treguar nivel të lartë të etikës dhe ndjeshmërisë, sepse u përpoqëm të plotësonim nevojën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme në situatën e dhënë.

Lidhur me kontrollin e përmendur të sfondit të sigurisë, bëhet fjalë për një dokument që TAV Maqedoni merr për çdo nëpunës individual/kandidat për punësim nga Ministria e punëve të brendshme dhe ky kontroll është i detyrueshëm të jetë pozitiv. Nëse marrim një kontroll negativ për cilindo nëpunës, Marrëveshja e punësimit ndërpritet menjëherë në përputhje me Ligjin për marëdhënie pune për shkak të mos përmbushjes së detyrimeve që dalin nga Ligji i aviacionit dhe Ligji për kontrollin e kufirit, të cilat janë në dispozicion në procedurat e brendshme të TAV Maqedoni gjithashtu.

Për më tepër, TAV Maqedoni është pjesë e një grupi të njohur global TAV Airports, i cili bashkon shumë kultura të ndryshme dhe operon me 92 aeroporte në 26 vende në botë. Ne gjithmonë kujdesemi për mirëqenien e nëpunësve tanë, dhe sinqerisht dhe në mënyrë transparente i informojmë ata për vendimet tona të biznesit dhe gjithmonë përpiqemi të tregojmë mirëkuptim dhe ndjeshmëri, veçanërisht gjatë këtyre kohërave të vështira pandemike që na prekin të gjithë së bashku” thonë nga TAV.